Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq

Zgjedhjet e 14 shkurtit, ngritet aktakuzë ndaj kryetarit të Kllokotit

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq.

Siç ka njoftuar Prokuroria e Shtetit, aktakuza lidhet me zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuzën e ka ngritur kundër të pandehurit B.D, Kryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ e paraparë dhe sanksionuar me nenin 210  të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Dejanoviq u arrestua në mars të këtij viti.

Arrestohet kryetari i Komunës së Kllokotit lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021

www.kallxo.com