Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq

Kryetari i Kllokotit kërkon të hyjë në negociata me Prokurorinë Speciale lidhur me akuzën ndaj tij

Bozhidar Dejanoviq, kryetar i Komunës së Kllokotit, ka kërkuar shtyrjen e seancës së sotme në Gjykatën e Prishtinës.

Shkak për shtyrjen e kësaj seance ishte kërkesa e të akuzuarit Dejanoviq për të negociuar marrëveshje mbi pranimin e fajësisë.

Bozhidar Dejanoviq po akuzohet nga prokuroria për veprën penale cënim i përcakimit të lirë të votuesve.

Avokati Elmi Qerimi, mbrojtës i të akuzuarit Dejanoviq, për KALLXO.com tha se seanca e radhës është caktuar për datën 28 shkurt 2022.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj kryetarit të Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq.

Siç ka njoftuar Prokuroria e Shtetit, aktakuza lidhet me zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021.

“Prokuroria Speciale njofton se aktakuzën e ka ngritur kundër të pandehurit B.D, Kryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’.