Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq

Arrestohet kryetari i Komunës së Kllokotit lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit 2021

Është arrestuar kryetari i Komunës së Kllokoit, Bozhidar Dejanoviq.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria Speciale e Kosovës përmes një njoftimi.

Bozhidar Dejanoviq është ndaluar për 48 orë ndërsa po dyshohen për kryerjen e veprës penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se, sot, ka ekzekutuar Urdhrin e Gjyqtarit të procedurës paraprake, për kontrollimin e Objekteve të Komunës së Kllokotit, në lidhje me një hetim që është duke zhvilluar ndaj Kryetarit të Komunës, të pandehurit Bozhidar Dejanoviq, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Cenim i përcaktimit të lirë të votuesve” e paraparë dhe sanksionuar me nenin  210  të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës ( tutje ‘’KPRK’’)”, thuhet në njoftim.

“Mbi këtë bazë, me vendim të prokurorit të çështjes u vendos ndalimi dhe arrestimi i të pandehurit, Bozhidar Dejanoviq, për 48 orë, dhe brenda afati ligjor do të paraqitet para Gjyqtarit të procedurës Paraprake”, përfundon njoftimi.

Sot, Policia e Kosovës njoftoi se po realizon një aksion pas dyshimeve për manipulime me vota.

Manipulimet me vota, Prokuroria dhe Policia në aksion

www.kallxo.com