Bozhidar Dejanoviq, kryetar i komunës së Kllokotit

I dyshuari kanos kryetarin e Komunës së Kllokotit nën ndikimin e alkoolit

Kryetari i Komunës së Kllokotit, Bozhidar Dejanoviq është kanosur verbalisht para dy ditëve nga dy persona.

Policia ka njoftuar se të dyshuarit S.J dhe Z.J, babë e bir, ngas fshati Grcnar i Kllokotit kanë kanosur kryetarin për asistencë sociale.

Në njoftimin e policisë thuhet se arsyeja për sulmin verbal dhe kërcënimet ndaj kryetarit të Komunës dyshohet se kanë ndodhur pasi i dyshuari S. J. është larguar nga lista e marrjes së asistencës sociale përmes Komunës së Kllokotit.

Tutje policia ka njoftuar se gjatë trajtimit të rastit nga njësitet policore është dyshuar se njëri nga personat e përfshirë në këtë rast S. J,  dyshohet se ka qenë nën ndikim të alkoolit.

“Të gjitha veprimet policore lidhur me rastin janë ndërmarrë konform autorizimeve ligjore dhe në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti ‘kanosje’, me vendim të të cilit rasti është proceduar në procedurë të rregullt”, njofton policia.