Kuvendi i Kosovës - Arkiv

Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të OSHP-së, do kaloj nëpër duar të tre gjyqtarëve

Me 82 vota për, asnjë kundër e asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka formuar organin përzgjedhës të pavarur për përzgjedhjen e kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Mejreme Memaj gjyqtare në Gjykatën Supreme, Nenad Llaziq, gjyqtar nga Gjykata e Apelit dhe Hajriz Hoti, gjykatës në Gjykatën Themelore, janë ngarkuar nga Kuvendi për emërimin e kryetarit dhe 4 anëtarëve të bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe Kuvendit t’ia paraqes raportin me rekomandime.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca tha se Qeveria e Kosovës në pajtim me ligjin për Prokurimin Publik të Republikës së Kosovës, ia ka parashtruar Kuvendit propozim vendimin për emërimin e kryetarit dhe 4 anëtarëve të bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Ai ka njoftuar se ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që Kuvendit t’ia propozoj tre gjykatës për anëtar të Organit Përzgjedhës të Pavarur.

Sipas Konjufcës KGjK i ka propozuar këta tre gjykatës të cilët do ta përbëjnë i organit përzgjedhës të pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit në OShP-së.