Zemaj tregon se pse në Kosovë ka më shumë të vdekur nga COVID-19 sesa në Shqipëri

Që nga shfaqja e pandemisë së COVID-19 në Kosovë e deri më sot kanë vdekur 833 persona. Në krahasim me Shqipërinë, në Kosovë janë rreth 200 të vdekur më shumë.

I pyetur në lidhje me këtë, ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha përballë Jeta Xharrës se si institucione kanë qenë transparente në publikimin e të dhënave.

Ai nuk ka dashur të komentojë nëse në Shqipëri s’kanë qenë transparentë.

Sipas tij, pjesa më e madhe e të vdekurve nga COVID-19 në Kosovë kanë qenë me sëmundje përcjellëse.

“Se kanë qenë të infektuar, pjesa dërrmuese e tyre kanë qenë më sëmundje përcjellëse. Përkushtimi i profesionistëve shëndetësorë ka qenë maksimal”, tha Zemaj.

“Ka pasur persona me sëmundje të tjera të rënda që kanë ardhë, por që kanë pasur edhe COVID. Ne kemi qenë transparentë dhe i kemi dhënë të gjitha informacionet në tabelë”, tha tutje ministri Zemaj.