Zemaj nuk respekton rekomandimet e institucioneve, pa dorëza u vendos maska qytetarëve në Aeroport (VIDEO)

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve në ditën kur edhe kanë rifilluar fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në një video të cilën e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, Zemaj shihet në ambientet e Aeroportit duke përshëndetur njerëzit që kanë filluar të vijnë në Kosovë.

Në një pjesë të kësaj video, Zemaj shihet pa dorëza, duke ua vendosur maskat dy vajzave të vogla duke mos ndjekur rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë.

Mirë se vjen mërgatë!

Mirë se vjen mërgatë! Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe maskat!#Mekujdesteshtuar #QeveriaHoti

Publiée par Armend Zemaj sur Dimanche 28 juin 2020

Sot kanë rifilluar fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” pas tre muajve pasi të njëjtat ishin ndërprerë si masë parandaluese për përhapjen e COVID-19.

Që nga 13 marsi, kur është regjistruar rasti i parë me COVID-19 në Kosovë, e deri më sot, janë regjistruar 2,590 të infektuar, 1,394 të shëruar dhe 47 të vdekur.

Më poshtë mund të gjeni këshillat e kirurgut Arbër Morina, i cili në një intervistë për KALLXO.com ka treguar se si duhet të përdoren maskat dhe dorëzat në këtë kohë të virusit COVID-19.

Si duhet të përdoret maska dhe dorezat për t`u mbrojtur nga COVID-19? – VIDEO