Si duhet të përdoret maska dhe dorezat për t`u mbrojtur nga COVID-19? - VIDEO

Ndër mjetet për mbrojtje nga infektimi me viruse janë maskat dhe dorëzat.

Kirurgu Arbër Morina në një intervistë për KALLXO.com ka treguar sesi duhet të përdorën maskat dhe dorëzat në këtë kohë të virusit COVID-19.

“Masat e zakonshme të cilat gjendën në tregun e Kosovës ka në dy sipërfaqe, atë me ngjyrë të kaltër dhe sipërfaqen e bardh e cila është me pambuk, kjo sipërfaqe duhet të vendoset në pjesën e hundës dhe gojës. Maska duhet të zgjatet që të mbuloj gojën dhe hundën”, ka thënë kirurgu.

“Maskat kirurgjike, një individ duhet t’i bartë një herë gjatë ditës dhe nuk mund të përdorën për herë të dytë”, thotë Morina.

Ai ka folur edhe për pastrimin dhe ripërdorimin e maskave të cilat nuk janë njëpërdorimshme.

“Maskat nga tekstili, kualiteti është më i mirë i këtyre maskave, sepse kanë më shumë shtresa. Ato mund të pastrohen dhe sterilizohen në 90 gradë në makina të larjes dhe duhet të hekurosen në të dy anët. Kjo është këshilla për maskat e tekstilit, ato mund të përdorën më shumë se njëherë.

Kirurgu ka folur edhe përdorimin e dorezave. Ai ka thënë se është e preferueshme që të përdorën maskat kirurgjike.

“Pasi t’i kemi duart e pastrta, duhet të vendosen dorezat dhe ato duhet të mbulojnë sipërfaqen deri te rrobat. Ato duhet të hiqen me kujdes dhe të hidhen”, ka thënë ai.

Kjo është intervista e plotë me kirurgun Arbër Morina:

 

Përdorimi i maskave dhe dorezave

Përdorimi i maskave dhe dorezaveIntervistë: Arbër Morina, kirurg#Coronavirus

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 2 avril 2020