ILUSTRIM: Arrestimi i një të dyshuari- Policia e Kosovës

Vushtrri, sulmohen policët

Dy persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar zyrtarët policorë.

Si pasojë e sulmit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur në Vushtrri të premten rreth orës 22:55.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti, i cili po trajtohet si sulm ndaj personit zyrtar dhe kanosje, vazhdon të hetohet.