Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. FOTO- REL

Vuçiq prezanton qeverinë e re të Serbisë, Daçiq do të jetë ministër i Punëve të Jashtme

Lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) Aleksandar Vuçiq ka prezantuar sot përbërjen e qeverisë së re të Serbisë.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, sikurse deri më tani, ajo do të vazhdojë të udhëhiqet Ana Brnabiq.

Sipas listës, si zëvendës i Brnabiq dhe ministër i Punëve të Jashtme duhet të jetë Ivica Daçiq.

Kështu, Daçiq do të kthehet sërish në postin e ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë.

Ai ishte kryetar i Kuvendit të Serbisë në mandatin e kaluar ndërkohë dikasterin e Punëve të Jashtme e udhëhoqi në qeverinë e Aleksandar Vuçiqit dhe më pas të Ana Bërnabiqit, nga viti 2014 deri në vitin 2020.

Siç citohet të ketë thënë Vuçiq, Qeveria e re e Serbisë po vjen në kohë të vështira dhe se ajo përballet me sfida të mëdha. /Telegrafi/