Ilustrim, Foto: Euronews

Vritet një grua me prejardhje nga Maqedonia e Veriut në Zvicër

Një grua dyshohet se është vrarë nga burri i saj në Zvicër

“Paraditen e së premtes, një grua (39) është gjetur e vdekur në një banesë në Erlen. Policia e kantonit Thurgau supozon se gruaja është vrarë. Në të njëjtën ditë pas orës 11:00, një burrë i telefonoi qendrës së thirrjeve të urgjencës kantonale se kishte plagosur për vdekje gruan e tij”- raporton 20 Minute.

Sipas 20 Minute, viktima dhe i dyshuari kanë qenë të martuar dhe kanë tre fëmijë, ndërsa prejardhja e tyre është nga Maqedonia e Veriut.