Ilustrim, Foto: Euronews

Vritet një 42-vjeçar shqiptar në Krefeld të Gjermanisë

Një shqiptar 42 vjeçar është qëlluar për vdekje në Krefeld të Gjermansië.

Sipas raportimeve të mediave gjermane, gjuajtjet kishin nisur papritur në Krefeld gjatë mbrëmjes së kaluar ku një çiklist vdiq në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, nuk ka ende ndonjë person të arrestuar dhe hetimet po vazhdojnë, kurse dëshmitarët deklaruan se incidenti ndodhi rreth orës 20:00 në mbrëmje.

Personi i qëlluar për vdekje ishte një 42-vjeçar shqiptar që po ngiste biçikletën, ai ishte qëlluar disa herë me armë zjarri.