Gazetarja e REL, Vira Hyrych/ Foto: AGK facebook

Vritet gazetarja e REL në Ukrainë

Gazetarja  e Radio Evropës së Lirë, Vira Hyrych ka mbetur e vrarë pasi një raketë nga sulmi rus e ka goditur ndërtesën ku ishte duke jetuar ajo.

Kështu ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), në një postim në rrjetin social facebook’.

Sipas AGK-së, sulmi ka ndodhur më 28 prill, teksa trupi i gazetares është gjetur nën rrënoja mëngjesin e sotëm.

“Hyrych kishte punuar për Radion Evropa e Lirë që nga viti 2018, teksa paraprakisht kishte punuar edhe për disa kanale televizive ukrainase”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

AGK bën të ditur se që nga 24 shkurti, fillimi i luftës së Rusisë kundër Ukrainës, janë vrarë mbi 20 gazetarë dhe kanë mbetur të plagosur dhjetëra të tjerë.

8 gazetarët të cilët u vranë në Ukrainë