Ilustrim

Vrasje në tentativë në Rahovec

Një vrasje në tentativë është regjistruar gjatë ditës së djeshme në Rahovec.

Siç njofton Policia e Kosovës, një person është arrestuar për shkak se kishte sulmuar me mjet të mprehtë dy persona – burrë e grua.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Sipas dëshmitarëve i dyshuari vuan nga probleme mendore” – thuhet në raportin ditor të PK-së.