Foto-ilustrim

Vrasje e dyfishtë në Lezhë

Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë, ku B.P. ka vrarë ish-kunatin G.P. dhe ish-vjehrrin P.P.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë Zezë të Lezhës, ku policia bën me dije se ngjarja ndodhi pas një konflikti, pas divorcit të B.P. me vajzën e familjes P.

Menjëherë pas krimit autori është larguar nga vendngjarja, ndërsa po bëhet krehja e zonës për kapjen e tij.

Lezhë / Informacion paraprak

Rreth orës 23:00, në fshatin Grykë Zezë në Lezhë, ka ndodhur një krim në familje, ku dyshohet që shtetasi B.P., ka vrarë me armë zjarri shtetasit P.P. dhe G.P. ( babë e bir), tek banesa e tyre, për shkak të një konflikti familjar.

Autori i dyshuar ka qenë pjesë e asaj familje, ish dhëndër i tyre dhe konflikti dyshohet se ka ardhur pas divorcit mes çiftit.

Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit B.P.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes/Top Channel