Foto: PK.

Voziti mbi 75 kilometra në orë mbi shpejtësinë e lejuar në Gjilan, gjobitet shoferi me patent-shofer të Zvicrës

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjobitur një person në Gjilan për shkak se i njëjti ka vozitur me shpejtësi 126 kilometra në orë në zonën ku shpejtësia e lejuar është 50 kilometra në orë. Sipas Policisë, kundërvajtja është kryer te rruga e Poneshit në Gjilan.

I njëjti është gjobitur me 300 euro dhe me masën mbrojtëse në afat prej 3 muajve.

“Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor” – thuhet në njoftimin e Policisë.
Foto: Policia e Kosovës