Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Von der Leyen: Po monitorojmë nga afër situatën dhe jemi në kontakt me autoritetet polak

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas raportimeve se raketat ruse kanë kaluar në Poloni duke lënë dy persona të vdekur.

Në një postim në Twitter, von der Leyen tha se është “alarmuar nga raportimet për një shpërthim në Poloni, pas një sulmi masiv rus me raketa në qytetet ukrainase”.

Ne po monitorojmë nga afër situatën dhe jemi në kontakt me autoritetet polake, partnerët dhe aleatët, ka thënë tutje ajo.

“E alarmuar nga raportimet për një shpërthim në Poloni, pas një sulmi masiv me raketa ruse në qytetet e Ukrainës. Unë shpreh ngushëllimet e mia dhe mesazhin tim më të fortë të mbështetjes dhe solidaritetit me Poloninë dhe miqtë tanë ukrainas. Ne po monitorojmë nga afër situatën dhe jemi në kontakt me autoritetet polake, partnerët dhe aleatët”-ka shkruar von der Leyen.

 

Një zyrtar i lartë i inteligjencës amerikane tha se raketat ruse, që sulmuan Ukrainën, kaluan edhe në Poloni dhe vranë dy persona, ka raportuar AP.

Polonia është shtet anëtar i NATO-s.

Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë mohoi se raketat e saj ranë në Poloni, duke i quajtur raportimet një “provokim të qëllimshëm”, raporton The Guardian.