Vjedhje e rëndë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e hershme të ditës së djeshme ka ndodhur një vjedhje e rëndë në objektin e antenës së IPKO-së në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë, brenda rrethojave të këtij objekti janë vjedhur një gyp i ajrosjes dhe nga rezervuari një sasi e karburantit, më saktë e naftës.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në fshatin Tërrnje në Prizren, rreth orës 02:40.

Tutje është thënë se vjedhja ka ndodhur nga persona të panjohur dhe se ende nuk dihet vlera e dëmeve të shkaktuara.

Policia ka thënë se rasti i iniciuar si “Vjedhje e rëndë” është nën hetime.