Vjedhja në banesën e ministres Rozeta Hajdari, arrestohet një grua

Policia ka arrestuar N.K. 33-vjeçare nën dyshimin për vjedhje të rëndë në banesën e ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.

“Sot nga Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për një rast vjedhje e rëndë që është raportuar me datën 01.10.2023. Puna e hetuesve  policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative  kanë arrit që të identifikojnë dhe të  arrestojnë të dyshuarën: – N.K. femër, 33 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës” – thuhet në njoftim.

Policia thekson se e dyshuara me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje, ndërkohë që hetuesit e stacionit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me rastin.

Policia sot bëri të ditur se në orët e para të mëngjesit të së dielës, banesa e ministres Rozeta Hajdari ka qenë cak i një vjedhjeje.

Hajnat thyejnë banesën e ministres Rozeta Hajdari