Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Viti, dyshohet se një burrë u vetplagos me pushkë ajrore në garazhin e shtëpisë së tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë është vetplagosur me një pushkë ajrore në garazhin e shtëpisë së tij në Viti.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur më 11.06.2024, rreth orës 12:20.

I vetplagosuri është dërguar për tretman mjekësor nga familjarët dhe më pas është liruar për në shtëpi, njofton Policia.

Në vendin e ngjarjes Policia ka sekuestruar një pushkë ajrore dhe municion.

“Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore dhe një kuti me municion. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt” – thuhet në njoftimin e Policisë, më 12.06.2024.

Rasti është inicuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.