Viola Von Cramon

Viola von Cramon: Në Kosovë kanë numëruar vota më shumë se dy muaj

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, përmes një postimi në Twitter ka shkruar se në Kosovë u numëruan vota për më shumë se dy muaj.

Ky reagim i saj erdhi pasi të gjithë janë në pritje të rezultatit të votimit në SHBA.

“Në Kosovë kanë numëruar për më shumë se dy muaj. Thjesht po e përmendi. Respektoni rregullat demokratike”, ka shkruar Cramon.

Në SHBA ende është duke vazhduar procesi i numërimit të votave mes një gare të ngushtë të Joe Biden dhe Donald Trump.

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara do të përcaktohet nga një pjesë e shteteve, të cilat do t’i fitojë ose presidenti amerikan, Donald Trump, ose kundër kandidati i tij demokrat, Joe Biden.