Viktima rrëfen në polici si u godit shtëpia e tij nga plumbat

Policia në Rajonin e Pejë ka njoftuar për një rast me të shtëna me armë zjarri, ku një plumb ka goditur shtëpinë e një personi në Pejë.

Viktima e këtij rasti ka sqaruar rastin para policisë se derisa ishte duke qëndruar në dhomën e ndejës, fillimit ka dëgjuar një të shtënë të armë, ku sapo është ngritur në këmbë ka dëgjuar edhe dy të shtëna.

Viktima ka sqaruar se nga këto të shtëna është goditur shtëpia e tij.

Policia ka bërë të ditur se m e urdhër të prokurorit, është bërë bastisja e shtëpisë së një personi të dyshuar J.G.,  45 vjeçar.

Gjatë bastisjes policia ka bërë të ditur se ka gjetur dhe konfiskuar një armë e cila dyshohet se është përdorur në rast, dhe një sasi e substancës narkotike kanabis.

Tutje policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në në stacion, ku me vendim të prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë.

“Posedimi i armëve në mënyrë të kundërligjshme nga ana e qytetarëve, në çdo kohë mund të paraqesë rrezik. Ky fakt dokumentohet në incidente të natyrave të ndryshme. Të shtënat me armë ndalohen me ligj dhe mund të shkaktojnë vdekje apo plagosje të panevojshme të njerëzve, prandaj apelojmë që të ketë konsideratë çdo qytetar në këtë drejtim, me që Policia detyrohet të veprojë në çdo vend dhe në çdo kohë, për të ndaluar veprimet e kundërligjshme dhe ndaj të gjithë kryesve të veprave do të merren masa adekuate ligjore”, thuhet në apelin e policisë.