Ilustrim - Foto: Kallxo.com

Viktima raporton në polici se u rrah nga vëllai i tij

Një person në Prishtinë ka raportuar mbrëmë në polici një rast të dhunës në familje.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga vëllai i tij.

I gjithë rasti sipas njoftimit ka ndodhur pas një mosmarrëveshje në lokalin e tyre.

I dyshuari për këtë rast sipas policisë gjendet në arrati, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet.