FOTO ILUSTRIM

Vidhet shtëpia e mërgimtarit në Livoq të Gjilanit

Policia e Kosovës ka raportuar për një vjedhje e cila ka ndodhur në fshatin Livoq të Gjilanit.

Policia ka bërë të ditur se vjedhja dyshohet se ka ndodhur mes datave 14 dhe 17 dhjetor.

Sipas ankuesit, i cili ka raportuar në policisë shtëpia e vëllait të tij i cili gjendjet në Zvicër, ishte hapur me forcë.

Ankuesi ka bërë të ditur se të dyshuarit për këtë rast, kanë dëmtuar derën e hyrjes së shtëpinë, dhe nga një dhomë e shtëpisë është vjedhur një armë e gjuetisë për të cilën vëllai i tij posedon leje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe po merren me rastin.