Përmbytje edhe në fshatin Livoq të Gjilanit

Përmbytje dhe vërshime nga reshjet e mëdha të shiut janë shkaktuar edhe në fshatin Livoq të komunës së Gjilanit.

Një qytetar i këtij fshati ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com, në të cilat shihen oborret dhe shtëpitë e këtij fshati të përmbytura, ndërsa ende nuk dihet për dëmet që janë shkaktuar nga këto vërshime.

Në Gjilan vërshime ka pasur edhe në afërsi të Tregut të Gjelbër, si dhe përballë kazermës së FSK-së.

Vërshime afër tregut të gjelbër në Gjilan – VIDEO