Ilustrim

Vidhen 12 telefonë brenda një lokali në Podujevë

12 telefonë në vlerë 1950 euro janë vjedhur dje brenda një lokali në Podujevë.

Sipas njoftimit të policisë, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Në lidhje me këtë rast policia ka njoftuar se ka arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit në një lokal kanë vjedhur 12 telefonë në vlerë 1950 euro.

Tek njëri  nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një telefon Samsung i cili dyshohet se është vjedhur në lokal.

Në konsultim me prokurorin dhe me urdhër verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë edhe një kontroll- bastisje por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Dy të dyshuarit pas intervisitmit, janë dërguar në mbajtje.