(VIDEO) Votohet pa mbajtje të distancës fizike, në fshatin Greme të Ferizajt

Në qendrën e votimit në shkollën fillore “Jeta e re” në fshatin Greme të Ferizajt, nuk është duke u respektuar distanca.

KALLXO.com ka pranuar një video ku shihen me dhjetëra qytetarë në pritje për të votuar dhe askush nuk po mbante distancë për parandalim të përhapjes e Covid-19, komfor rregullave të përcaktuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.

Sot në  Kosovë mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Në gjithë territorin e Kosovës janë 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare vijnë  si rezultat i vendimit të  Gjykatës Kushtetuese, e cila ka urdhëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja pasi ka kontestuar zgjedhjen e Qeverisë së Avdullah Hotit