VIDEO - Tualetet e fëlliqura në pikën kufitare në Han të Elezit

Pika kufitare në Han të Elezit më shumë ngjan në një deponi të mbeturinave, ku papastëria është shumë e rëndë.

KALLXO.com ka siguruar një video nga ky tualet në të cilën shihet gjithkund mbeturina në tokë, përveç sanitarisë të cilat shihen të dëmtuara dhe të vjetruara.

Ky tualet shfrytëzohet nga zyrtaret e doganës, policisë dhe shoferët që transportojnë mallra të cilët kalojnë në afërsi të pikës kufitare në Han të Elezit.

www.kallxo.com