VIDEO - Telashet për tokën, biznesmeni pretendon që ka të drejtë

 

Njëri prej pretendentëve për blerjen e tokës në dalje të Prishtinës ishte edhe Selim Sylkaj.

Ai për “Drejtësia në Kosovë” ka thënë se pasi kishte pyetur në gjeodezi, toka mund të blihej.

“Menjëherë kam thënë (për ta blerë), po, pa hezitim, nëse është e pastër do të hy. Jam shku në Kadastër të Komunës së Prishtinës. Toka ishte në emër të Millosh Zhivkoviq, nga gjeodezia më thënë që kjo tokë është e pastër prej datave të mëhershme, mund të hyni. Me atë qëllim kam hy”, ka thënë ai.

Pasi i kishte kryer të gjitha procedurat për blerjen e tokës, ai kishte nisur edhe punimet atje.

Por, thotë se i dolën telashe kur nisi ta pastrojë tokën.

“Kam shkuar e kam bë autorizimin me Millosh Zhivkoviq, malazez te Noteri. Konflikti ka ndodhur më 29 muaji gjashtë. Kemi shkuar me makineri për të punuar kam hasur në probleme”, deklaron Syklaj.

“Unë kam qenë i paraburgosur 48 orë, i pa fajshëm sepse kam punuar me makineri. Ndoshta është i tyre (toka), por njëherë për një herë unë e posedoj”, thotë në fund ai.