VIDEO - Specializantët sërish protestojnë për pagë shtesë

Pas dy javësh specializantët në QKUK kanë protestuar për të dytën herë, pasi kërkesa e tyre nuk u morën parasysh.

Njëri nga protestuesit, ka thënë se kjo protestë është organizuar me qëllim që grupi i specializantëve të jetë pjesë e pagave shtesë për punën që po bëjnë në kohë pandemie.

“Kemi bërë disa herë kërkesa, por ato nuk janë kthyer në formatin në të cilin është dashur, kemi pasur arsyetime që kanë qenë gojarisht, dhe jo si duhet të jenë, dhe arsyetimet gjithmonë kanë qenë të ndryshme, nuk ka fonde, nuk është e ligjshme”, thotë njëri nga specializantët.

Ndërsa, Arbnora Nabllani, organizatore e protestës shpjegon arsyet se pse kanë protestuar para administratës së QKUK-së.

“Herën e kaluar dhe disa herë të tjera ne kemi protestuar tek ministria, ku ministri nuk është përgjigjur asnjëherë në mnëyrë zyrtare por vetëm në mëyrë private, dhe kërkesat i kanë kthyer mbrapa dhe fajin ju kanë lënë QKUK-së. Në sot erdhëm para administratës së QKUK-së që të bëjnë një zgjidhje për ne”, thotë Nabllani.

Specializantët protestuan sot edhe për moskompezimin e kujdestarisë së tyre.

Ata kanë paralajmëruar se në rast të refuzimit të kërkesave të tyre, ata përsëri do të protesojnë.

Gjatë ditës, Ministria e Shëndetësisë nuk është sqaruar për kërkesat e specializantëve.

Specializantët sërish protestojnë për pagë shtesë