VIDEO - Skandal në Prizren: Qytetari arrestohet derisa pret të vaksinohet

Një qytetar është arrestuar në qendrën e vaksinimit në Prizren teksa ishte duke pritur për t’u vaksinuar me vaksinën kundër COVID-19.

Arrestimi ka ndodhur në momentin kur policët po tentonin të mbyllnin derën e qendrës së vaksinimit, pasi paraprakisht lejojnë një qytetare të hyjë në qendër.

KALLXO.com ka siguruar pamje nga momenti i fjalosjes së qytetarit me policët.

Qytetari kundërshtonte mbylljen e derës së qendrës së vaksinimit dhe policët kërkonin që qytetarët që të prisnin.

KALLXO.com i ka dërguar pyetje Policisë së Prizrenit lidhur me rastin por ende nuk ka marrë përgjigje.

Këto janë pamjet e momentit të arrestimit të qytetarit: