Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

VIDEO: Shkon të vaksinohet, qytetari nuk e gjen askënd në qendrën e vaksinimit në Junik

Ndërkohë që autoritetet shëndetësore çdo ditë u bëjnë apel qytetarëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga COVID-19 në qendra të vaksinimit qytetarët nuk po e marrin shërbimin.

Një qytetar ka raportuar në KALLXO.com se ka shkuar sot për t’u vaksinuar por nuk e ka gjetur askënd për t’ia dhënë vaksinën.

Në videon që qytetari e ka dërguar në adresë të KALLXO.com ai tregon se ora është 16:36 dhe se në qendrën e vaksinimit nuk është askush, ndonëse ai kishte shkuar dhjetë minuta më herët.

Orari punës së qendrave të vaksinimit është deri në ora 19 :00.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari nga qendra e vaksinimit në Junik.