VIDEO - Policia shpëton tre kosovarë që rrezikonin të mbyteshin në det në Shëngjin

Tre kosovarë janë shpëtuar sot nga Njësia Policore Detare pasi rrezikonin të mbyteshin në det në Shëngjin.

Sipas njoftimit, të njëjtit duke lundruar me pedalon i kishte shtyrë era në thellësi dhe për shkak të erës dhe dallgëve rrezikonin të mbyteshin.

Policia e Shtetit ka njoftuar se tre kosovarët janë gjetur dhe nxjerrë në gjendje të mirë shëndetësore.

Po ashtu, Njësia Policore Detare ka intervenuar edhe në një rast tjetër ku është shpëtuar një shtetas austriak.

Sipas njoftimit, i njëjti duke ushtruar sërf, në hapësirën detare të plazhit “Vain”, ishte spostuar në thellësi nga era dhe kërkonte ndihmë pasi rrezikonte të mbytej për shkak të erës së fortë.

Turisti austriak dhe tre shtetaset kosovarë kanë falënderuar Policinë Kufitare për reagimin në kohë duke u shpëtuar jetën, thuhet në njoftim.