Foto: KALLXO.com

VIDEO: Përmbyten sërish rruga dhe bizneset afër objektit të Komunës së Fushë-Kosovës

Bizneset dhe rruga që gjenden prapa objektit të Komunës së Fushë-Kosovës janë përmbytur sërish.

Një qytetar ka dërguar pamje nga kjo pjesë e cila përmbytet pothuajse sa herë që bie shi.

Qytetari ka treguar se dikush nga Komuna ka aktivizuar një hidrofor për ta hequr ujin nga kjo pjesë por, sipas tij, zor që do të ketë efekt pasi që reshjet po vazhdojnë.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes.

Ndërsa, në një pjesë tjetër të qytetit të Fushë-Kosovës ka pasur përmbytje masive, me ç’rast janë përmbytur bodrume, oborre e edhe banesat dhe bizneset që gjenden në katin përdhes.

KALLXO.com sjell pamje të realizuara me dron.