VIDEO - Helikopteri amerikan bën ulje emergjente në një bulevard në Bukuresht

Një helikopter amerikan u detyrua të bënte ulje emergjente në një bulevard të ngarkuar në Sheshin Charles de Gallue në veri të Bukureshtit, mëngjesin e të enjtes më 15 korrik. Nuk pati viktima dhe trafiku u ndalua në atë zonë.

Sipas Digi24, helikopteri Black Hawk ishte pjesë e një trajnimi në grup për Ditën e Aviacionit që do të mbahet më 20 korrik.

Në një moment, helikopteri filloi të humbiste lartësinë dhe ateroi në Bulevardin Aviatorilor. Gjatë uljes ai rrëzoi dy shtylla ndriçimi të rrugës të cilat nga ana tjetër dëmtuan dy vetura, njofton G4media.ro.

Policia rumune dhe ushtria amerikane janë duke e hetuar incidentin. Sipas Digi24 një komision specialistësh do të formohet në nivelin e ushtrisë amerikane për të përcaktuar se çfarë shkaktoi uljen emergjente të helikopterit.

Ambasada e SHBA-së në Bukuresht po ashtu reagoi ndaj lajmit.

“Ambasada Amerikane është në dijeni të incidentit dhe jemi duke ndjekur nga afër zhvillimet. Informacioni thotë se nuk ka viktima. Ne jemi duke punuar me partnerët tanë Rumunë për të siguruar informacione të përditësuara deri sa ato janë të disponueshme”, thuhet në mesazhin e cituar Agerpres./ romania-insider