Photo: SkyNews

Thyhet dritarja në mes të fluturimit, aeroplani detyrohet të bëjë ulje emergjente në Portland

Një aeroplan me pasagjerë është detyruar të bëjë një zbritje emergjente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas fotove dhe videove të publikuara tarojnë se një pjesë e aeroplanit dhe një dritare u thyen derisa ai zbriti në shtetin amerikan të Oregonit.

Boeing 737 Max 9 i Alaska Airlines u kthye në Portland, 35 minuta pas fluturimit për në Kaliforni.

Linja ajrore tha se do të ndalonte “përkohësisht” të gjithë 65 aeroplanët e saj 737 Max 9 për të kryer inspektime.

Boeing tha se ishte në dijeni të incidentit dhe “po punon për të mbledhur më shumë informacione”, raporton SkyNews.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Mbretërisë së Bashkuar i tha BBC-së se po “monitoron situatën”.

Duke njoftuar ndalimin e 65 aeroplanëve, CEO i Alaska Airlines, Ben Minicucci tha se “çdo aeroplan do të kthehet në shërbim vetëm pas përfundimit të inspektimeve të plota të mirëmbajtjes dhe sigurisë”.

Sipas fotografisë në mediat sociale të pjesës së jashtme të aeroplanit, zona e prekur ishte pas krahut dhe motorëve.

Ndryshe, Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) konfirmoi se po heton incidentin.