VIDEO - Dhjetëra serbë protestojnë në Graçanicë

Dhjetëra qytetarë serbë kanë filluar që të mblidhen para stacionit policor në Graçanicë.

Arsyeja sipas tyre është arrestimi një të dyshuari për krime lufte, për të cilin Policia e Kosovës dje tha se kanë dëshmuar se i njëjti ka kryer krime gjatë viteve 98-99 në Kosovë.

Gra e burra të rinj e të reja tashmë kanë nisur që të mblidhen para stacionit policor, ndërsa protesta pritet të nisë në ora 12:00.

Për këtë protestë ka qenë e paralajmëruar edhe policia, pasi ka siguruar edhe objektin e punës së tyre.

Dragisha Millenkoviq është arrestuar të mërkurën në Graçanicë nën dyshimet se ka kryer krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Ai është sjellë sot para Gjykatës së Prishtinës.

Prokuroria Speciale e ka konfirmuar për KALLXO.com se ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të njëjtin.

Lidhur më këtë kërkesë të Prokurorisë pritet të vendoset sot nga gjyqtari i procedurës paraprake, Valon Kurtaj, në seancën dëgjimore që mbahet sot.

Policia ka njoftuar se ka zhvilluar hetime lidhur me krimet e kryera gjatë periudhës së luftës në Kosovë (1998- 1999), ku përmes rrugëve hetimore-operative ka pranuar informacion për të dyshuarin mashkull kosovar serb me iniciale (D. M.) si pjesëmarrës në këto krime.

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për krime lufte, Gjykata pritet të vendos sot