Vetëvendosje përkujton aktivistin Arbënor Dehari në ditëlindjen e tij

Lëvizja Vetëvendosje ka përkujtuar aktivistin e saj Arbënor Dehari me rastin e ditëlindjes së tij.

LVV-ja ka publikuar një bashkëbisedim për jetën, veprën dhe angazhimin e tij shoqëror e politik, ku kanë marrë pjesë prindërit e Deharit, kryetari i partisë Albin Kurti dhe deputeti i LVV Liburn Aliu.

“Arbënori ka qenë dhe është frymëzim jo vetëm për aktivistët e Lëvizjes tonë, por për të gjithë ata që refuzojnë të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm përfshihen nëpër beteja për më shumë drejtësi e barazi shoqërore, si në vend ashtu edhe kudo në botë”, thuhet në publikimin e LVV-së në Facebook.

Rrethanat e vdekjes së Arbërnor Deharit nuk janë zbardhur ende, sipas prindërve të tij.

Kurse, vëllai i tij Astrit Dehari u gjet i vdekur në qelinë e tij në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016, përderisa rasti është duke u rihetuar.

Me rastin e ditëlindjes së aktivistit të pashembullt që e pati Lëvizja VETËVENDOSJE!, Arbënor Deharit

Me rastin e ditëlindjes së aktivistit të pashembullt që e pati Lëvizja VETËVENDOSJE!, Arbënor Deharit, Kryetari Albin Kurti së bashku me prindërit e Arbënorit dhe Astritit, z. Avni Dehari dhe znj. Xhemile Dehari, dhe deputetin Liburn Aliu, bashkëbiseduan për jetën, veprën dhe angazhimin shoqërorë e politik të tij, duke ndarë ngjarje që më parë nuk i dinim as si aktivistë por as edhe si shoqëri. Arbënori ka qenë dhe është frymëzim jo vetëm për aktivistët e Lëvizjes tonë, por për të gjithë ata që refuzojnë të nënshtrohen e me vullnet të fuqishëm përfshihen nëpër beteja për më shumë drejtësi e barazi shoqërore, si në vend ashtu edhe kudo në botë.

Publiée par Lëvizja VETËVENDOSJE! sur Samedi 9 mai 2020