FOTO - SkyNews-vaccine-covid-19-coronavirus

Vetëvendosje kërkon të dijë kush janë aksionarët e laboratorëve që po kryejnë testime

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një kërkesë zyrtare në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve duke kërkuar të dhënat e plota të pronarëve e aksionarëve të 29 operatorëve të institucioneve shëndetësore private të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë për kryerjen e testimeve për COVID-19.

Vetëvendosje thotë se kanë kaluar më shumë se 2 javë prej që e kanë dërguar kërkesën për qasje në dokumente publike dhe ende nuk kanë marrë përgjigje.

“Pandemia ka plandosur njerëzit pa dallim, por testimet private dhe barnat me pagesë janë veprime për t’i lënë njerëzit në rrugë. Për më tepër, në këto kohë të vështira e kushte të rënda të qytetarëve këta qeveritarë po shohin mundësinë për biznes e përfitime”, thuhet në reagimin e Lëvizjes Vetëvendosje.

KALLXO.com ka raportuar për mungesën e informacioneve mbi numrin e testimeve që po bëhen në laboratorët privatë.

IKShPK dhe MSh nuk tregojnë numrin e testimeve në laboratorët privatë