
Ilustrim - Logot e partive politike kosovare
Vetëm 3 parti kandidojnë në zgjedhjet e Podujevës
17.2.2020 - 19:21
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka përfunduar afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.
Kandidatët për të parin e Podujevës janë Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.
Komuna e Podujevës do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme më 15 mars.
Zgjedhjet po mbahen pasi që Agim Veliu nga kryetar i kësaj komune ka kaluar në ekzekutiv, përkatësisht në ministër të Punëve të Brendshme.