Vetaksidentohet vetura, lëndohet një person

Një person ka mbetur i lënduar nga një vetaksident në dalje të fshatit Pogragjë të Gjilanit.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të fshatit Pogragjë të Gjilanit ku si pasojë ka mbetur i lënduar personi që po drejtonte veturë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i cili ka thënë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:12.

“Në dalje fshatit Pogragjë një person i gjinisë mashkull shtetas i Kosovës, duke drejtuar kamionin e tij shkakton vetaksident. Njësitet e trafikut janë në vend ngjarje duke i zhvilluar hetimet” është përgjigjur Hashani për KALLXO.com.

Ai ka njoftuar se i lënduar është duke marrë trajtim në emergjencën e Spitalin Rajonal të Gjilanit.