Ilustrim

Vetaksidentohet një veturë në Kamenicë

Një person ka mbetur i lënduar pas një vetaksidenti me veturën e tij.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur në fshatin Krilevë të Kamenicës, dje rreth orës 11:30.

“I dyshuari derisa ishte duke e drejtuar veturën nga pakujdesia humb kontrollin mbi automjetin dhe del jashtë rrugës”, njofton PK-ja.

Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore pëson drejtuesi i automjetit dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Gjilanit.