Foto: Ilustrim

Vetaksident te Parku i Biznesit në Drenas

Një vetaksident ka ndodhur rreth dy orë më parë te Parku i Biznesit në Drenas.

Këtë për KALLXO.com e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

Ai tha se nuk ka asnjë të lënduar, nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.