Foto: Ilustrim

Vetaksident në Pjetërshticë të Shtimes, lëndohet një i mitur

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot në fshatin Pjetërshticë të Shtimes.

Një 16-vjeçar, i cili ishte drejtues i automjetit, është lënduar.

Rastin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se i mituri është dërguar për ndihmë mjekësore në QKMF të Komunës së Shtimes e që i njëjti për tretman të mëtejmë mjekësor më pas është dërguar në Qendrën Klinike Univeristare (QKUK) në Prishtinë.

“Për rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar, ndërsa po hetohet nga Njësia e Komunikacionit të Ferizajt” ka thënë zyrtari policor.