
Foto: Kadri Veseli/Facebook
Veseli: Formimi i tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet e Serbisë është i pashmangshëm
Në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se formimi i tribunalit ndërkombëtar për gjenocidin dhe krimet që Serbia ka kryer në Kosovë është i pashmangshëm.
Veseli është shprehur se Serbia ka përgjegjësi direkte për personat e pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë.
“21 vite pas përfundimit të luftës, në listën e personave të pagjetur të Kosovës ende figurojnë edhe 1647 emra. Shteti serb ka përgjegjësinë direkte dhe ende mbanë në ankth shumë familje nga Kosova, duke mbajtur të fshehura shumë informacione që ata i kanë për njerëzit e rrëmbyer e pastaj të vrarë e masakruar”, ka shkruar Veseli në Facebook.
I pari i PDK-së ka thënë se bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë presion te Serbia që krimet të mos vazhdojnë të mbulohen.