Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Vendimi i Kushtetueses: A i lejohet Albin Kurtit të kandidojë për deputet?
06.1.2021 - 20:53
Avokati Tomë Gashi në emisionin “Kallxo Pernime’ ka deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ia pamundëson kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit të kandidojë për deputet.
Po ashtu ai ka shtuar se vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese ka trazuar shumë shpirtra.
Gjykata Kushtetuese e ka publikuar vendimin e plotë duke shpallur përfundimisht Qeverinë Hoti si antikushtetuese.
Brenda 40 ditëve të ardhshme pritet të mbahen zgjedhjet.
Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani pritet që ditëve në vazhdim të caktoj datën e zgjedhjeve.
Të ftuar në emisionin e sotëm janë, Faton Fetahu nga PDK, Tomë Gashi, Kreshnik Gashi, kryeredaktor në KALLXO.com dhe Labinot Leposhitca nga Zyra e Ligjore e BIRN-it.