Vendimi i Hashim Thaçit: Mandatin ia jap partisë që e dëshmon shumicën

Pas deklarimeve të partive parlamentare në takimin konsultativ me presidentin Hashim Thaçi, ky i fundit mbajti një fjalim, ku deklaroi se mandatin për formimin e Qeverisë do të ia jap atij koalicioni që e krijon shumicën për krijimin e Qeverisë.

“Si rrjedhojë e vullnetit të juaj të shprehur që vendi të ketë qeveri të reja të dalw nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke respektuar në tërësi kushtetutën, ligjet e Kosovës. Unë do t’i jap asaj partie apo koalicioni që dëshmon së ka shumicën në kuvend. Nuk është diskrecionin tim të propozojë për kandidatin e tillë, u shpreh Thaçi në përfundim të takimit konsultativ me partitë politike.

Thaçi ka dëgjuar të gjithë përfaqësuesit e partive parlamentare duke i pyetur se a janë për krijimin e një qeverie të re.