Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë më 22 qershor

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në trafik që kishte ndodhur më 22.06.2024 në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë.

Siç njofton Policia, viktima ka vdekur më 23.06.2024 dhe trupi i pajetë është dërguar në IML për obduskion.

“Si pasojë e lëndimeve të marra në aksident, njëri prej drejtuesve të automjetit të përfshira në aksident, viktima mashkull kosovar me datë 23.06.2024 rreth orës 13:30 ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Në këtë aksident, siç raporton Policia, kanë qenë të përfshira pesë automjete, katër prej tyre me targa vendore dhe një me targa të huaja.

Sipas policisë, në këtë aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare, i cili kishte qenë duke ngasur veturën me targa të huaja.

Të aksidentuarit, pasi lëndimeve të marra kishin pranuar tretman mjekësor.