Vdes një stomatolog në Gjilan

Një stomatolog, R.S., nga Gjilani ka vdekur në moshën 34-vjeçare.

Lidhur me këtë rast, një reagim ka ardhur edhe nga kryetari i komunës, Alban Hyseni, i cili ka thënë se me dhimbje ka marr lajmin për ndarjen nga jeta në moshë aq të re të stomatologut gjilanas.

“Profesionaliteti i tij dhe familjes së tij në fushën e mjekësisë do të kujtohet ndër breza. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, kolegëve dhe gjithë qytetarëve të Gjilanit” – ka shkruar Hyseni.

Në anën tjetër, edhe familjarët e stomatologut kanë pasur një njoftim mortor.

Ata kanë thënë se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot, 13 janar 2023 në ora 16:00, në varrezat e fshatit Remnik.