Vdes një person në Suharekë pas goditjes nga rryma

Një person në Suharekë ka vdekur dje si pasojë e goditjes nga rryma.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00, në Suharekë.

Sipas policisë, viktima është dërguar pa shenja jetë në spital, ndërsa sipas dëshmitarëve viktima ishte goditur nga rryma.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore, njësiti i KEDS dhe inspektori i punës.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion në IML, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetime.